“Tymi i Venecias është turpi i fundit”; Presidenca i përgjigjet Ambasadës: Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan
Vijojnë reagimet lidhur me ngërçin e Gjykatëns Kushtetuese jo vetëm të institucioneve të ndryshme në vend, por edhe të ndërkombëtarëve.
Ky reagim vjen pasi ambasada amerikane deklaroi pak më parë se çështja për Gjykatën Kushtetuese duhet t’i kalojë për opinion Komisionit të Venecias.
Postimi i Tedi Blushit
Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!
Fraksion.com