Telefonata Meta-Palmer; Presidenca: Gati të publikojmë transkriptin e bisedës
Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, ka konfirmuar bisedën telefonike të zhvilluar mbrëmjen e djeshme midis Ilir Metës dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer
Në një postim në facebook, Blushi thotë se biseda është zhvilluar me kërkesë të z.Palmer dhe thekson se nëse nëse Guri Lekloti, zëdhënës i Ambasadës Amerikane, bie dakord me drejtuesit amerikanë, Presidenca e Shqipërisë është e gatshme ta publikojë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike.
“Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur”, thekson Tedi Blushi.
Fraksion.com