“Shkarkimi i Muçit”; Braçe, Metës: Boll më për të shmangur Vettingun; Super mësim
Pas vendimit të KPA-së, i cili shkarkoi nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e qeverisë. Zëvendëskryeministri, Erion Braçe thekson se deklaratat se anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë për vetting nuk është gjë tjetër, por vetëm një gënjeshtër e madhe. Sipas tij, me rrëzimin e Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, ky proces tani do të nisë nga e para.
“Sa keq! Por ky sëhtë #Ruleoflaë! Besnik Muçi u emërua gjyqtar në #Gjykatën Kushtetuese nga #Presidenti I Republikës, pa kaluar #Vettingun!!!! Deklarata se për anëtarin e #Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë për #Vetting, është e kotë, përmban një gënjeshtër të madhe!
Sot, institucioni më i lartë i Vettingut rrëzoi Besnik Muçin! Tani, për vakancën në #Gjykatën Kushtetuese, nis çdo gjë nga e para! Presidenti kishte tre kandidatura për të emëruar gjyqtarin e #Gjykatës Kushtetuese, por zgjodhi më të papërshtatshmin, atë që ishte ende nën #Vetting, nuk e kishte kaluar atë”, shkruan Braçe.
Më tej ai shton se, “Dy gjyqtarët e zgjedhura nga Kuvendi kanë kaluar qartë Vettingun, Arta Vorpsi e zgjedhur gjyqtare nga mekanizmi kushtetues zhbllokues, ka kaluar Vettingun; Mbi to nuk ka asnjë kontestim për pasurinë, lidhjet me krimin e aftësinë profesionale. Zero! Ky është një super mësim për cilindo që ka firmë e vulë në procesin e ndërtimit të #Drejtesisë së Re. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani! Çdo vonesë pengon #DrejtësinëeRe!
#Drejtësia e re kalon nga ruleoflaë, pastërtia, aftësia, pavarësia politike. Kjo është #ReformaNëDrejtësi! Ky është shteti ligjor dhe i së drejtës ku kushtet janë të ndara qartë! Boll më me shtetin ku presidenti është edhe kryetari i partisë!
Braçe vijon duke thënë se duhet t’i jepet fund me shtetin ku politikani i opozitës, anëtari i kryesisë së partisë, është edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese! Boll më me refuzimin e politikanëve për të hequr dorë nga beteja për të emëruar prokurorët e gjykatësit e tyre!
“Boll më me betejën e përhershme për të shmangur Vettingun dhe emëruar në Drejtësinë e Re prokurorë e gjykatës që nuk kalojnë Vettingun! Ndarja e pushteteve është thelbi i shtetit kushtetues, Heqja përfundimtare dorë nga sundimi i politikanëve mbi Drejtësinë është thelbi i Reformës në Drejtësi.Ja vlen beteja për to! Drejtësia e Re duhet të jetë garanci për të gjithë, jo imunitet për politikanët, familjet, klientët e bizneset e tyre! #Baraziparaligjit tani!”, përfundon Braçe
Fraksion.com