Operacion antidrogë në Tiranë; Sekuestrohen armë dhe heroinë, 2 në pranga
Policia e komisariatit nr.6 ka zhvilluar një operacion antidrogë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ndërsa ka vënë në pranga dy persona.
Në pranga kanë rënë Klajdi Balla 28 vjeç dhe Donaldo Llupo 18 vjeç, të dy banues në Berat.
Në aksion janë sekuestruar armë dhe heroinë.
Policia kishte informacion se këta persona kryenin aktivitet të paligjshëm dhe i ka mbajtur nën vëzhgim.
Gjatë mbrëmjes këta 2 persona janë ndaluar nga policia tek stadiumi Dinamo dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 4 kg heroinë si edhe një pistoletë.
Personat u arrestuan në flagrancë dhe policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Fraksion.com