AktualitetTë fundit

“Nuk jam subjekt i rivlerësimit dhe KPA”; Besnik Muçi: Presidenti më dekretoi; Jam anëtar i Kushtetueses

Besnik Muçi ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Apelimit për ta shkarkuar nga detyra.

Duke folur për mediat, Muçi tha se shkak për këtë vendim janë bërë diferenvat financiare në vitet e kaluara, dhe huatë e marra nga familjarët e tij.

“Mëkati i vetëm që bëra para është se aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri Ardian Dvorani që më renditi të tretin në listën e kandidatëve. Mëkatin e tjetër e bëri Presidenti Ilir Meta që më bëri anëtar të Gykatës Kushtetuese”, deklaroi Muçi.

Ai tha se  KPA nuk  ka kompetenca mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetutese, duke thënë se që në momentin që ka bërë betimin në zyrën e Presidentit e ka humbur statusin e prokurorit dhe Kolegji nuk e heton dot dhe nuk ka fuqi veprimi mbi të.

“Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror, unë nuk jam subjekt i rivlerësimit dhe KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Mbarimin e mandatit e përcakton vetë Kushtetuta me ndryushimet e fundit të vitit 2016. Nga momenti që Presidenti më dekretoi, njoftoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kryetari Gent Ibrahimi me një veprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër”, tha Muçi.

Ai sqaroi se shkaku i parë i ankimimit janë diferencat financiare të katër viteve nga 2003- 2006 në shumën e 6 milionë lekëve të vjetra, të llogaritura dhe të pranuara në kundërshtim tëq qartë me ligjin nga KPA.

“Rëndësinmë e këtij shkaku duke nisur nga vlera secili është në gjendje ta gjykojë. Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësoreë që bashkëshortja ime ka marrë në vitin 1991, pasuri me burim të ligjshëm. Mosdeklarimi i një banese të ndërtuar 1985 nga bashkëshortja ime, kur ka qenë e mitur, e ndërtuar nga prindërit e saj. Aty është pronare e 1/5-ës, një ankimim për 400 mijë lekë të vjetra. Huaja e marrë për blerjen e një apartamenti nga babai, vëllai dhe motra në vitin 2006 në shumën prej 500 mijë lekë të vjetra, nga xhaxhai im 3 mijë euro, ndonëse tregova se familja ime kishte të ardhura të tjera”, u shpreh Muçi.

 

Fraksion.com