AktualitetBota+Të fundit

Britani: Princi Andrew tërhiqet nga funksionet publike

Princi britanik Andrew tha të mërkurën se po tërhiqet nga funksionet publike me lejen e mbretëreshës.

Andrew tha se është bërë e qartë për të ditët e fundit se shoqërimi i tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili u arrestua për trafik seksual dhe më vonë vdiq në burg, është bërë një “shpërqendrim i madh” për punën e familjes mbretërore.

Ai tha se i vjen keq për shoqërimin e tij me ish biznesmenin amerikan dhe se “ai ndjen keqardhje të thellë” për viktimat e Jeffrey Epstein-it.

Princi tha se nëna e tij Mbretëresha Elizabetë, i kishte dhënë leje të hiqte dorë nga funksionet e familjes mbretërore.

Andrew është kritikuar shumë për performancën e tij në një intervistë televizive që u transmetua të shtunën, në të cilën ai nuk arriti të shprehte qartësisht shqetësimin e tij për viktimat e financierit Jeffrey Epstein.

Në intervistën televizive, ai u duk se nuk ishte penduar për lidhjen e ngushtë me një të dënuar për trafik seksual, i cili kishte abuzuar me shumë vajza të mitura.

 

Fraksion.com