Balla për Muçin: Askush nuk mund të futet në Kushtetuese pa kaluar vettingun
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, në një prononcim menjëherë pas shkarkimit nga detyra të Besnik Muçit dhe deklaratës së tij se vendimi nuk prek detyrën si anëtar i Kushtetueses, tha se askush nuk mund të futet në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk e kalon vettingun.
“Nuk komentoj vendimet e drejtësisë, ato janë të zbatueshme. Të gjithë e dinë se qasja e legjislativit ndaj vendimeve fundore të vettingut. Kjo është qesharake. Vendimet nuk diskutohen vetëm se zbatohen”, tha ai.
I pyetur nëse shkarkimi i Muçit e fut në një tjetër ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha se “Ajo që kemi thënë është që institucionet e reja të drejtësisë, Kushtetuesja apo e Larta duhet të kenë në përbërje personalitete të drejtësisë që nuk kanë asnjë mangësi në pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale. Më mirë një gjykatë Kushtetuese me katër anëtarë sesa me shejtanin Brenda”.
Balla tha se “Askush nuk mund të rrijë në detyrë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Presidenti ka krijuar një konflikt kronik për të penguar reformën në drejtësi. Presidenti të reflektojë dhe ta kthejë në shina” përfundoi ai.
Balla tha se mazhoranca do ti drejtohet Komisionit të Venecias për Kushtetuesen.
Fraksion.com