AktualitetBota+Të fundit

Talibanët kanë qenë “grupi terrorist më vdekjeprurës” më 2018

Talibanët kanë qenë “grupi terrorist më vdekjeprurës” vitin e kaluar, është thënë në një sondazh të ri, teksa militantët e këtij grupi kanë shtuar aktivitetin terrorist në Afganistan.

Në raportin e titulluar, Indeksi Global për Terrorizmin 2019, i publikuar më 20 nëntor nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me bazë në Sidnej, është thënë se numri i vdekjeve që u është atribuuar talibanëve është rritur për gati 71 për qind më 2018, përkatësisht në 6,103 dhe ky grup është mbajtur përgjegjës për 38 për qind të vdekjeve të lidhura me sulme terroriste në nivel global.

Talibanët kanë tejkaluar grupin militant, Shteti Islamik (IS) si formacionin më vdekjeprurës terrorist, meqë numri i vdekjeve që i është atribuuar IS-it ka rënë për 70 për qind.

Në raport po ashtu është përmendur se numri i vdekjeve si pasojë e terrorizmit ka rënë më shumë se 15 për qind më 2018, përkatësisht 15,952.

Shifrat është thënë që janë ulur dukshëm në krahasim me vitin 2014, kur numri i vdekjeve të lidhura me terrorizëm ka qenë 33,555.

Përveç tjerash, në këtë dokument është thënë edhe se shumica e sulmeve terroriste kanë ndodhur në shtetet e përfshira në konflikte të dhunshme.

Megjithatë, numri i vdekjeve të shkaktuara nga terrorizmi i kryer nga e djathta esktreme në Evropën Perëndimore, Amerikën Veriore dhe Oqeani, është rritur për 320 për qind nga viti 2014 deri më 2018.

 

Fraksion.com