“Shokët e djalit” i futen në shtëpi dhe i vjedhin kasafortën
Një banesë në Fushë Milot ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar kur dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Taf Shabanit, ku ndodhej vetëm e zonja e shtëpisë.
Pasi janë prezantuar si shokët e djalit të saj që jetonte në Itali, njeri prej tyre ka mbjatur me muhabet zonjën, ndërsa tjetri ka hyrë në katin e dyte të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë dhe më pas i kanë marrë bashkë me disa sende me vlerë janë larguar.
Sipas zonjës se shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin.
Fill pas largimit të tyre e moshuara ka vënë re se ishte grabitur, ndërsa ka njoftuar bashkëshortin dhe policinë e Kurbinit.
Nga dëshmia e të zotit të shtëpisë Taf Shabanit, thuhet se grabitësit kanë arritur të marrin një vlerë të madhe lekësh. Aktualisht policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Fraksion.com