“Sheh ëndrra me sy hapur”; Presidenca: Balla, presione të dhunshme politike; Vija është e kuqe flakë
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla në një dalje për mediat ka komentuar edhe deklaratën e Metës për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe Meta nuk ka kompetenca për ta shpërndarë Kuvendin.
Balla ka ironizuar Metën duke thënë se po sheh ëndrra sy hapur kur flet me dekrete.
“Unë di që në Republikën e Shqipërisë zgjidhet nga Parlamenti dhe Parlamenti nuk zgjidhet nga Presidenti.
Parlamenti e ka të drejtë ta shkarkoje Presidentin, pasi një pune rigoroze të Komisionit hetimor.
Presidenti i Republikës sheh ëndrra me sy hapur, kur flet gjoja me dekrete për të shpërndarë parlamentin. Mos harrojmë të vetmen lidhje që ka Presidenti që është me Kuvendin, është vetëm ajo e thërritje së seancës së parë të parlamentit.
Presidenti nuk e ka këtë kompetencë, kurse Parlamenti e ka si kompetencë për ta shkarkuar Presidentin”, u shpreh Balla.
Por pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i zëdhënesit të Presidentit Meta, Tedi Blushi i cili në një postim në Facebook thotë se janë deklarata të shëmtuara dhe të dënueshme.
“Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës”, shkruan Blushi.
Më te jai shprehet se “Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe ka paralajmëruar prerë se në të ardhmen nuk do të tolerojë më, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!”
Sipas Blushit, “Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, paralajmërimi është I prerë: Larg duart nga Gjykata Kushtetuese! Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe, dhe është e kuqe flakë.
Fraksion.com