AktualitetTë fundit

Parashikimin e motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se gjatë pjesës së parë të ditës së sotme parashikohet mot me vranësira të dendura, të shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Prej orëve të mesditës do të ketë pakësim të vranësirave dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të dobta dhe lokale. Pas orëve të pasdites do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e mjegullinë lokale në lugina. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë relativisht intensive deri në 15-20 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/13 Shi diell
Kukës 9/12 Shi diell
Lezhë 10/13 Shi diell
Dibër 8/10 Shi diell
Durrës 14/17 Shi diell
Tiranë 13/17 Shi diell
Elbasan 13/17 Shi diell
Berat 9/15 Shi diell
Vlorë 13/18 Shi diell
Korçë 7/11 Shi diell
Gjirokastër 9/12 Shi diell
Sarandë 15/17 Shi diell

Fraksion.com