Negociatat me Shqipërinë, Tusk: I zhgënjyer, por nuk do të pushoj së qeni optimist
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka shprehur sërish zhgënjimin e tij për shtyrjen e vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Por, ai ka theksuar se nuk do të pushoj së qeni optimist.
Duke folur në takimin në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic me rastin e marrjes së Presidencë së BE nga Kroacia janarin e 2020, Tusk ka thënë se, “Presidenca kroate e Bashkimit Europian do të ketë një axhendë sfiduese për sa i përket zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor”.
“Mungesa e një vendimi për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e tetorit ishte një zhgënjim i madh për mua. Sidoqoftë, nuk do të pushoj së qeni optimist”, është shprehur ai.
“Unë besoj thellësisht se ju do të bëni gjithçka në fuqinë tuaj për të rivendosur unitetin e BE për zgjerimin, ndërsa demonstroni angazhimin pozitiv të BE-së në rajon. Do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për suksesin e samitit të Zagrebit”, ka deklaruar Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Fraksion.com