Mashtroi çiftin zviceran dhe i mori 200 mijë franga; E dyshuara, e ëma e këngëtares shqiptare
Në mars të vitit 2019 në media u bë publik rasti i mashtrimit të një gruaje shqiptare, kundrejt një çifti zviceran.
Gruaja e quajtur Imera I. thuhet se e ka mashtruar çiftin duke u shfaqur si mjeke dhe u ka marrë atyre shifrën prej 200 000 frangash zvicerane.
Gjithçka ka nisur në vitin 2017 kur ajo u shfaq papritur në derën e fqinjëve të saj në Zvicër dhe u kërkoi me urgjencë 40 mijë franga, pasi kishte një paciente , e cila rrezikonte të humbiste jetën.
Fqinjët e saj ia dhanë paratë sepse kishin besim tek ajo, por ato nuk iu kthyen kurrë.
Madje, ajo i mashtroi në këtë mënyrë edhe për disa herë të tjera.
Çështja i ka kaluar tani prokurorisë dhe Imeres i është hequr e drejta e lirisë.
Ndonëse atëherë nuk u bë publike, burime për “Prive.al” bëjnë me dijë se Imera është nëna e një këngëtareje të re shqiptare.
Bëhet fjalë për këngëtaren Aurora, e cila ka realizuar disa projekte muzikore me kompaninë e “On Records”.
Në dosjen e nënës së saj rëndon edhe akuza për falsifikim. Pasi në Zvicër të gjitha dokumentet e saj kanë rezultuar fallco, përfshirë edhe diploma e mjekes.
Fraksion.com