Kroacia rezolutë në Kongresin e PPE për hapjen e negociatave me Shqipërinë
Samiti midis liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili do të organizohet nga Kroacia në maj 2020 do të rezultojë në përfundime që përcaktojnë marrëdhëniet politike dhe institucionale për dekadën e ardhshme, deklaroi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic në hapjen e Kongresit të Partive Popullore Europiane sot në Zagreb.
Duke folur në një konferencë për shtyp me presidentin në largim të PPE-së Joseph Daul dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PPE-së Antonio Lopez-Isturiz, Plenkoviç gjithashtu deklaroi se Kroacia ka propozuar dy rezoluta për Kongresin, të parën në lidhje me zgjerimin, veçanërisht në kontekstin e dështimit të fundit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Duke komentuar propozimin francez për të reformuar procesin e bisedimeve, Plenkovic theksoi se, metodologjia aktuale e bisedimeve tashmë ofron mundësi për të pezulluar kapitujt e negociatave dhe hapjen e atyre që janë mbyllur përkohësisht, gjë që zgjidh shqetësimin e “kthyeshmërisë”.
Kroacia do të mbajë Presidencën e saj të parë mbi Këshillin e Bashkimit Europian nga janari deri në qershor 2020, dhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor në maj u përshkrua nga Kryeministri si një nga pikat më të rëndësishme të Presidencës së vendit të tij.
Fraksion.com