I kërkon drejtësia italiane; Ekstradohen drejt Italisë tre shqiptarë
Të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vjedhja me armë” si dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ” dhe të kërkuar nga drejtësia italiane janë ekstraduar drejt Italisë tre shtetas shqiptarë.
Nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë fillimisht i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.
Ekstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve:
• S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
• K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
• R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Fraksion.com