Dy ushtarë amerikanë humbin jetën në Afganistan
Ushtria amerikane thotë se dy prej anëtarëve të saj janë vrarë në një aksident me helikopter në Afganistan.
Përplasja e helikopterit është duke u hetuar, njoftuan forcat e SHBA-së, duke shtuar se “raportet paraprake nuk tregojnë se incidenti ishte shkaktuar nga të shtënat e armikut”.
Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme.
Talibanët pretenduan se ata e kishin qëlluar dhe rrëzuar helikopterin, duke thënë se “të gjithë ata që ishin në bord u vranë”.
Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes, kundërshtoi pretendimin e talibanëve, duke thënë “nuk kishte asnjë përfshirje të zjarrit të armikut në rrëzimin e helikopterit.”
“Asnjë anëtar i forcës së sigurisë afgane nuk është lënduar”, tha zëdhënësi. Fawad Aman.
Grupi militant pretendon rregullisht përgjegjësinë për rrëzimet e helikopterëve dhe të droneve pa ndonjë fakt mbështetës.
Nëntëmbëdhjetë anëtarë të shërbimit amerikan kanë vdekur në Afganistan, në incidente të lidhura me luftimet që nga fillimi i vitit.
Afërsisht 13.000 trupa amerikane janë në Afganistan, si dhe mijëra forca evropiane që marrin pjesë në misionin e udhëhequr nga NATO-ja.
Në fillim të këtij muaji, gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, parashikoi që trupat amerikane, në Afganistan, do të mbeten atje edhe “për disa vjet të tjera”.
Rrëzimi i helikopterit vjen një ditë pasi dy pengje perëndimore u liruan nga ana e talibanëve, në këmbim të tre të burgosurve talibanë, duke rritur shpresat për bisedime paqeje midis grupit militant dhe qeverisë në Kabul./rel
Fraksion.com