Super grabitja në Rinasit; Zbulime të tjera në banesat e të arrestuarve
Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019.
Sipas mediave informative, policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli, që është një prej të arrestuarve, si autor i dyshuar i super-grabitjes. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.
Paratë e gjetura kanë rezultuar se i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë.
Nga ana tjetër, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar të jepte kampionin për ADN.
NGJARJA
Super-grabitja ndodhi më 9 prill të këtij viti brenda aeroportit të Rinasit, teksa lekët ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me 6 milionë euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë. Gjatë përlasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.
Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes
Fraksion.com