Sllovenia mbështet fort hapjen e negociatave për Shqipërinë
Sllovenia mbetet mbështetëse e fortë e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo u theksua në takimin që Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi është zhvilloi me Mitja Močnik, drejtor për Zgjerimin dhe Europën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.
Sllovenia, pavarësisht mos marrjes së vendimit të hapjes të bisedimeve të anëtarësimit në BE, mbetet mbështetëse e fortë e hapjes së tyre për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e ardhshëm të Këshillit të BE-së.
Fraksion.com