AktualitetSportTë fundit

Reja-Duka, detaje nga takimi final por “La Gazzetta” ka një tjetër version të bujshëm

Zyrtarisht Edi Reja është një trajner i lirë, italianit i ka përfunduar kontrata me Federatën Shqiptare të Futbollit menjëherë pas përfundimit të kualifikueseve “Euro2020”. Të dy palët, si Reja ashtu dhe Armand Duka, kanë shprehur pëlqimin që bashkëpunimi ndërmjet tyre të zgjatet sërish. Pavarësisht dy ndeshjeve të fundit, mbi të gjitha barazimi kundër Andorrës, Duka duket i bindur se Reja është trajneri i duhur për ti besuar Kombëtaren, ajo që italiani arriti brenda një harku kohorë shumë të shkurtër është për tu vlerësuar.

Burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije për BalkanWeb se Duka dhe Reja kanë programuar një takim brenda një javë ku sigurisht do të diskutojnë mbi detajet e kontratës së re. Ndjesitë janë pozitive për një rinovim të mundshëm deri në përfundim të kualifikueseve të Botërorit “Katar2022”.

La Gazzeta Deloo Sport

Çuditërisht nuk e sheh në këtë mënyrë e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, e cila në një artikull kushtuar stadiumit të ri flet dhe për të ardhmen e Edi Rejas: “Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Reja do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i pashmangshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”

 

Fraksion.com