AktualitetTë fundit

Presidenca dorëzon në Prokurori në 14:30, kallëzimin penal ndaj Dvoranit

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë sot penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se padia për ndjekjen penale të Dvoranit do të dorëzohet në Prokurori, në orën 14:30.

Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja po bëhet në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.

 

Fraksion.com