Pastrimi i parave; Nga 87 raste në 2013, 322 gjatë 2019-ës
Sipas një pasqyre të publikuar nga Ministria e Brendshme, vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë goditur plot 322 raste të pastrimit të parave.
Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se janë goditur nga ana e Policisë 298 raste.
Por rritja është akoma më e madhe kur krahasohet me 6 vite më parë.
Sipas tabelës së të dhënave për 9-mujorin e parë të vitit të Ministrisë se Brendshme, rezulton se në vitin 2013 janë goditur gjithsej 87 raste të pastrimit të parave, çka evidenton rritjen disa fish të punës operacionale të Policisë në këtë drejtim, sidomos në dy vitet e fundit.