Nis reforma me dyer të mbyllura; PS ulet përballe më PD e LSI me praninë e OSBE
Financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta.
Sikurse edhe përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët. Sipas opozitës nevojitet edhe ashpërsimin e kornizës ligjore për kompanitë që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.
Forcimi i rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacionet politike, është tjetër propozim i opozitës.
Kryedemokrati Basha paralajmëroi, bërjen publike të draft amendamenteve të reformës zgjedhore javës që vjen. Ndërsa socialistët përmes Damian Gjiknurit kërkojnë që reforma zgjedhore të prekë edhe televizionet.
Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës parlamentare kanë ngulmuar edhe në këtë tryezë për ndryshimin e sistemit. Sipas tyre ndryshimet e kodit zgjedhor i ngjajnë një gome biçikletë shpuar të cilës i vendosen pulla për ta fryrë edhe njëherë tjetër./Top channel
Fraksion.com