Meta liron nga detyra ambasadorin shqiptar në Turqi: Firmos dekretin
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11356
Tiranë, më 19.11.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Largimi nga detyra si ambasador i Gent Gazhelit është përfolur pak ditë më parë, lidhur me rastin e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, që u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol” në Siri falë ndërhyrjes së gazetarëve italianë të “Le Iene”.
Gazheli duket se është shkaktuar nga detyra pas ndjeshmërisë së lartë që u krijua në publik pas refuzimit të tij për të nxjerrë nga kampet siriane 11 vjeçarin shqiptar Alvin Berisha. Diplomati ju kishte premtuar gazetarëve italianë të “Le Iene” se do ti ndihmonte ata që të rikthenin në Itali pranë të atit Alvinin, por kur gazetarët e telefonuan, Gent Gazheli jua mbylli telefonin ne fytyrë.
Fraksion.com