AktualitetPolitikëTë fundit

Lirimi nga detyra i Gazelit; Meta dekreton Kastriot Robo ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi

Pas lirimit nga detyra të Gent Gazhelit, Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo.

Emërimi i Rodos në këtë post është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa në dekret sqarohet se ai do të jetë “dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident”

Dekreti

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Z.Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11357

Tiranë, më 19.11.2019.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 

Fraksion.com