AktualitetTë fundit

Linjë direkte ajrore Tiranë-Riad

Pritet të vendoset së shpejti  një linjë direkte ajrore Tiranë-Riad. Kjo u theksua në takimin që Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zhvilloi me Ambasadorin e Arabisë Saudite, Abdulmomen Sharaf, në ambientet e kryesisë së Kuvendit

Ruçi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis të dy vendeve, i cili është intensifikuar kohët e fundit edhe me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në shkurt të këtij viti në Riad, si edhe vizitën e drejtuesve të Fondit të Zhvillimit të Arabisë Saudite në Tiranë.

“Qytetarët shqiptarë do të mirëpresin vendosjen e linjës ajrore direkte midis Tiranës dhe Riadit, e cila do të intensifikojë jo vetëm bashkëpunimin ekonomik, por edhe shkëmbimet e turistëve midis të dy vendeve. Investimet Saudite janë të mirëpritura në Shqipëri dhe ne do të përmirësojmë vazhdimisht klimën pozitive për këto investime”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Ambasadori Abdulmomen Sharaf falenderoi Kryetarin e Kuvendit për mbështetjen ndaj marrëdhënieve e bashkëpunimit dypalësh me Arabinë Saudite.

Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë po ndjek dhe nxit rritjen e këtij bashkëpunimi dhe rritjen e nivelit e shpeshtimin e kontakteve të niveli të lartë.

“Linja direkte Tiranë-Riad pritet të vendoset së shpejti, në harkun kohor të dy-tre muajve të ardhshëm. Njëkohësisht, ne punojmë për tërheqjen e investitorëve sauditë në Tiranë si edhe zbatimin me sukses të marrëveshjeve të nënshkruara midis të dy vendeve.”, theksoi Ambasadori Abdulmomen Sharaf.

 

Fraksion.com