Linde vizitë në Tiranë: Shenjë e rëndësisë që Suedia i jep vijimit të reformave në Shqipëri
Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, po viziton sot Shqipërinë.
Ajo po zhvillon një takim me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Të dy ministrat do të zhvillojnë një takim dypalësh me delegacionet përkatëse dhe më pas në orën do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Fakti që Ann Linde zgjodhi të vizitonte Shqipërinë dy muaj pas marrjes së detyrës, është shenjë e rëndësisë që Suedia i jep Ballkanit Perëndimor dhe procesit në vijim të reformës, në Shqipëri.
“Mbi të gjitha, sivjet, Shqipëria dhe Suedia festojnë 50 vite të marrëdhënieve diplomatike. Po e presim me padurim ditën kur do të kemi bashkëbisedime të frytshme me partnerët tanë lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm midis Shqipërisë dhe Suedisë”, thekson ambasada e Suedisë në Tiranë.
Fraksion.com