Financimet e partive; OSBE mbledh tryezën e dytë për reformën zgjedhore
OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish ngA Ivi Kaso.
Bashkë-kryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh në përfundim të pjesës së parë të diskutimeve me dyer të mbyllura se e mirëpret praninë e PD-së me propozime konkrete.
Ai deklaroi se në pjesën e parë të tryezës u diskutua për financimet e partive, por edhe propozimin e disa institucioneve ndërkombëtare për kufizimin apo deri në ndalim të reklamave politike.
“Projektet që kemi shfaqur duke bërë një kritikë apo sugjerime për ata që po miratojmë në komisionin e reformës zgjedhore. Po shikojmë financimet e partive politike. Ka diskutime të ndryshme dhe ide të ardhura nga disa institucione ndërkombëtare për të kufizuar reklamat politike apo ndaluar fare ato.
Po shikojmë pluset apo minueset. Ne PD-në e presim të vijë me propozime konkrete, pasi tani nuk kemi parë, kur ti shohim do të shprehemi. Roli i PD-së dhe prezenca është e mirëpritur. Po diskutohet edhe për financimet e partive, legjislacioni i ri për financimet politike do të përfshijë edhe partitë kryesore sikur është edhe PD-ja” tha Gjiknuri.
Fraksion.com