“Fermentimi” prangos pronarin e fabrikës; Kundërshtonte ligjin
Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Fermentimi”, ka vënë në pranga pronarin e një fabrike që prodhonte ushqime e në kundërshim me ligjin.
Nga ana e policisë kufitare në Muriqan, pasditen e kësaj të hëne u bë arrestimi i pronarit të një fabrike me prodhime të konservuara, i cili ishte shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për 61-vjeçarin Gëzim Bala, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.
NJOFTIMI
Vijon operacioni policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.
Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e PKK Muriqan pronari i fabrikës i shpallur në kërkim.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim G. B. 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.
Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Fraksion.com