“Do të të masakrojmë”, serbët i bëjnë namin këngëtares shqiptare
Këngëtarja me origjinë shqiptare Albana Azizi, e cila jeton në Zvicër, ka sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Sa mirë ta bona”.
Mirëpo, duket se pamjet e videoklipit të saj e kanë shqetësuar shumë popullin serb.
Albana ka xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës.
Mirëpo, serbët mendojnë se veshja e këngëtares ishte tejet provokuese dhe poshtëruese për shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.
Sipas “Telegrafit”, Albana nuk mori leje nga kisha para se të xhironte videoklipin e saj dhe xhiroi në sy të serbëve.
Gjithashtu, populli serb fajësoi edhe “RTK-në” që transmetoi këngën e saj.
Të irrituar, serbët kanë vërshuar me komente kërcënuese në këngën “Sa mirë ta bona” në Youtube, duke i thënë Albanës se do ta masakrojnë.
Pas këtij veprimi, komentet janë bllokuar në videon e këngëtares, ndërsa vetë Albana s’ka bërë asnjë deklaratë lidhur me situatën.