AktualitetEkonomiTë fundit

Buxheti 2020; Beqa: Konsolidim fiskal, rritje ekonomike mbi 4% dhe e punësimit

Buxheti i vitit 2020 është një buxhet prudent, i kujdesshëm, që synon konsolidimin fiskal, rritjen e ekonomisë, punësimin dhe uljen e borxhit publik.

Ilir Beqaj, deputet i Partisë Socialiste, relator i projektbuxhetit 2020 në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) u shpreh se “me buxhetin 2020 qeveria ka dashur më shumë të jetë e sigurt në konsolidimin fiskal edhe pse rritja ekonomike parashikohet të arrijë mbi 4%, vazhdojmë ta ulim borxhin publik, vazhdojmë të kemi balancë primare pozitive, pra nuk marrim borxh për të shlyer borxh dhe nuk ka politika të reja fiskale, pra nuk ka risi në këtë drejtim”.

Në këndvështrimin tim tha Beqaj për ATSH, Qeveria ka gjykuar të bëjë një analizë pasi ka bërë shumë politika fiskale agresive në këto tre- katër vite dhe është momenti për një vlerësim për impaktin e tyre, për të parë kush ka qenë e suksesshme kush ka nevojë të rishikohet apo rikuperohet dhe për të përgatitur ndoshta mesa duket një paketë shumë më të plotë edhe më agresive më ambicioze që do të jetë për 2021, që përkon edhe me fillimin e momentit politik të mandatit të ardhshëm qeverisës”.

 

Fraksion.com