AktualitetRajoniTë fundit

Bllokohen 200 mln euro pasuri në Itali; 4 sipërmarrës të lidhur me “Ndrangheta”

Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza-s dhe karabinierëve, i drejtuar nga Prokurori i Përgjithshëm Giovanni Bombardieri u zhvillua  në Rexhio Kalabria, ndërsa u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë marramendëse prej 200 milionë eurosh.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se kjo pasuri e sekuestruar iu atribuohet  katër sipërmarrësve të Rexhio Kalabrias.

Itali

Ata dyshohen të kenë lidhje të fortë me organizatën kriminale  “Ndrangheta”, e cila konsiderohet si organizata më e rëndësishme në Rexhio Kalabria, dhe që  tashmë ka shtrirë veprimtaritë e saj kriminale në shumë shtete të tjera të botës. Autoritetet italiane janë sfiduar jo pak herë nga ‘bosët’ e krimit të organizuar në fushën e trafikut të narkotikëve, po jo vetëm.