Basha: Zgjedhjet e parakohshme dhe ato vendore si rrugëdalja e vetme nga kriza
Kreu i PD, Lulzim Basha, komentoi takimin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në presidencë. “Në takimin me presidentin Meta u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e reformës zgjedhore dhe konkretisht emërimit të gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese, këto prova e fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është kapja e drejtësisë dhe gjykatës kushteuese. Prej fillimit e kemi konsideruar një grusht kushtetues dhe një provë më shumë se me këtë qeverisë reforma në drejtësi është e rrezikuar, drejtësia e pavarur mbetet një iluzion. E kemi parë në rastin e Saimir Tahirit, e kemi parë me dosjet 339 dhe aferat e tmershme të kësaj qeverie
Ne kerkojmë vënien në funksionim sa më shpejt të SPAK e BKH sipas kushtetutës e jo akteve korruptive të qeverisë. Cështja e dytë domosdoshmëria e zgjidhjes së krizë politike. Prej mëse 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmëri për dialog transparent, rama ka refuzuar dialogun nga instituticonet ndëkombëtare shtyrja e afatit të komisionit është tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. PD nuk kërkon shtyrjen për kalendat greke të reformës zgjedhore. Javën e ardhshme do të bëjmë publik propozimin e plotë për reformën, ndërkohë që kemi patur vetëm refuzim dialogue sabotim. Është një film i parë e stërparë qeveria punon në kundështim me interesin e shqiptarëve dhe përpiqet t’i hedhë fajin opozitës, ne nuk mund ta pranojmë këtë. Nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme dhe ato vendore si rrugëdalja e vetme nga kriza.” tha Basha.
Fraksion.com