Austria: Në mars dritë jeshile për Tiranën dhe Shkupin
Jemi të gatshëm të reflektojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit, por kjo nuk duhet të çojë në një strategji që vonon fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg duke iu referuar kërkesës të Austrisë dhe 6 shteteve të tjera anëtare.
“Ne duam të sigurohemi që vitin tjetër në mars ose prill, të ketë një dritë jeshile nga krerët e BE për Tiranën dhe Shkupin’’, shpjegoi Schallenberg duke shpresuar se Brukseli do të zhvillonte një metodë të re për ecjen përpara të reformave në këto vende.
“Procesi i zgjerimit është mjeti më i mirë që ne kemi për integrimin e Ballkanit Perëndimor, dhe duke hequr dorë vullnetarisht do të ishte e paarsyeshme”, përfundoi ai.
Fraksion.com