Tsereteli: Bashkëpunim me Shqipërinë për sigurinë kibernetike me teknologjitë e reja
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën “NATO, Demokracia dhe Siguria përballë rreziqeve të avancimeve të shpejta të teknologjisë së informacionit”, u shpreh se tashmë lufta me armë është zëvendësuar nga ajo kibernetike.
Tsereteli kërkoi bashkëpunim nga Shqipëria sa i takon sigurisë kibernetike me teknologjitë e reja.
“Do të takohem me të gjithë aktorët përkatës të politikës në Shqipëri. T’u kthehemi teknologjive të reja 5G, kjo është shumë e rëndësishme, që të kemi bashkëpunim mes Asamblesë dhe Shqipërisë sa i takon sigurisë kibernetike me teknologjitë e reja. Është në interesin tonë të punojmë më shumë me këto çështje,” u shpreh ai.
“Nuk është vetëm një garë për të përfaqësuar teknologjinë 5G, – nënvizoi Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, – por për të gjithë sigurinë e rajonit. Kemi një luftë të madhe kibernetike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër për të parandaluar masa të tilla”.
Fraksion.com