AktualitetTë fundit

Spiropali: Shqipëria rol më aktiv në Asamblenë Frankofone

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, u takua sot me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.

Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal, tha se “kurajoja dhe këmbëngulja janë në esencën e shpirtit të shqiptarëve”.

“Lidhja e kahershme e shqiptarëve me gjuhën dhe kulturën frënge është perspektivë për të thelluar akoma më tej bashkëpunimin , por dhe për të nxitur një rol më aktiv të Shqipërisë në Asamblenë Frankofone”, u shpreh Spiropali.

 

Fraksion.com