AktualitetTë fundit

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Arjan Balliu

Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Durrës Arjan Balliu është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Balliu doli përpara Komisionit në seancë dëgjimore më datë 11 nëntor ku trupa gjykuese përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Roland Ilia.

Gjyqtari Balliu doli para vettingut për tre kriteret e vlerësimit: ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.

Ai u përball me trupën gjykuese një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë ndërsa sot Komisionin i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkonte nga detyra.

 

Fraksion.com