Sekretari i Vuçiç: Shën Angelina e Serbisë është shqiptare, shumica e serbëve nuk e dinë
Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në konferencën “Feja si instrument për paqen” fajësoi injorancën që ka ka karakterizuar Ballkanin, për mosmarrëveshjet mes vendeve.
“Injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen. Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shenjtët e Serbisë, Anxhelina e Serbisë, ishte një fisnike shqiptare.
Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë” deklaroi ai.
Ndërkohë Presidenti Thaçi ngriti shqetësimin për situatën në rajon, pasi sipas tij pa siguri dhe stabilitet, gjithçka vihet në pikëpyetje, edhe liria fetare.
Fraksion.com