AktualitetTë fundit

Leyla Moses-Ones: Krenare për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Po zhvillohet konferenca për sfidat e NATO-s ndaj teknologjisë së informacionit ku të pranishëm janë Gramoz Ruçi dhe Leyla Moses-Ones.

E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën ‘Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë’ se Tirana zyrtare është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.

“Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një cështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë.

Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë” tha ajo.

 

Fraksion.com