Iu zbulua lidhja me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj pranoi divorcin; Ja çfarë bën ish-bashkëshorti i saj
Është konfirmuar vetëm këtë fundjavë lidhja e Rudina Dembacajt me ish-deputetin Mark Frroku. Për aktoren tashmë ka nisur një periudhë e re në jetën e saj.
Pas suksesit me emisionin që drejton, me ndihmën e të dashurit të saj, tashmë po provon veten edhe si bizneswomen. Gjatë promovimit të restorantit të saj, Dembacaj falënderoi publikisht Markun për ndihmën që i ka dhënë.
Të ftuar në studio televizive, dyshja fliste për një histori të bukur dashurie që shpesh u kurorëzua edhe në martesë. Megjithatë duket se tashmë gjithçka është lënë pas. Rudina do të vijojë të jetë kryefjala e mediave për shkak të lidhjes së saj të re, e ndërkaq Aleksandri do t’i largohet pak nga pak famës që mori nga ish-bashkëshortja.
Fraksion.com