AktualitetBota+Të fundit

Francezët shënojnë përvjetorin e lëvizjes Jelekët e Verdhë

Policia franceze ka arrestuar më shumë se 250 vetë në të gjithë vendin gjatë protestave që shënuan përvjetorin e parë të lëvizjes së ashtuquajtur “jelekët e verdhë”.

Sipas autoriteve vetëm në Paris u arrestuan 173 vetë.

Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha të dielën për radion “Evropa 1” se kishte pak demonstrues të ligjshëm mes atyre që u rebeluan për disa orë të shtunën në juglindje të Parisit.

Ai i cilësoi protestuesit banditë të egër, të cilët siç tha erdhën për të luftuar kundër forcave të sigurisë si dhe që të pengonin shërbimet e urgjencës të kryenin detyrën e tyre.

Demonstruesit dogjën disa makina në Paris si dhe hodhën gurë e shishe ndaj policisë që u kundërpërgjigj me gaz lotësjellës e ujë.

Lëvizja e ashtuqujtuar e “jelekëve të verdhë”, është shdërruar nga një protestë kundër planeve për rritje të taksës së karburantit, në një lëvizje që synoi një gamë më të gjerë çështjesh, përshirë masat ndaj ndryshimeve klimatike deri tek mbështetja për familjet e punëtorëve.

Presidenti francez Emmanuel Macron iu përgjigj demonstratave duke nisur në fillim të këtij viti një debat qytetar mbarëkombëtar. Ai ndërmorir disa veprimeve siç ishte ulja e taksave si dhe rritja e pagës minimale.

 

Fraksion.com