AktualitetPolitikëTë fundit

Emërimet e Metës në Kushtetuese; Braçe: I njëjti film, e njëjta histori; Muçi nuk ka kaluar vetingun, Xhaferllari të shkuar të errët me drejtësinë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se në Gjykatën Kushtetuese janë plotësuar katër vende vakante, nga këto dy vende i ka plotësuar Kuvendi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, për të cilat nuk ka asnjë kontestim.

Në një reagim për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, Braçe thekson se për të dy gjykatëset, nuk ka asnjë kontestim, asnjë akuzë për lidhje politike varësie, lidhje korruptive varësie, pasuri të paligjshme, aktivitet të mëparshëm në dëm të drejtësisë.

“Kontroll faktesh; Deri tani në Gjykatën Kushtetuese janë plotësuar katër vende vakante. 2 vende vakante nga 3, janë plotësuar nga Kuvendi; Kuvendi ka votuar si anëtarë të GJK, Elsa Toska (105 vota), Fiona Papajorgji (105 vota). 2 vende vakante nga 3, janë plotësuar nga Presidenti i Republikës; Presidenti ka emëruar si anëtare të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi dhe Marsida Xhaferrllari. Për gjykatësin Besnik Muci, ulëret fakti se Presidenti e emëroi në detyrën e lartë, pa përfunduar plotësisht procesin e Vetingut!”, – shprehet Braçe

Zv/kryeministri thotë se “kaq deri tani i thotë të gjitha. Për gjykatësen Marsida Xhaferrllari, ulërasin disa fakte; E para, Presidenti ka refuzuar të emërojë brenda afateve të përcaktuara në ligj, një nga tre kandidatët për gjykatës të renditur të parët nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi-institucioni unik, i pavarur e kushtetues i ngarkuar nga Kushtetuta për të bërë këtë. E dyta, presidenti ka emëruar gjykatëse zonjën e renditur e katërta, tërësisht jashtë treshes së parë të përcaktuar nga Kushtetuta e ligji si renditja nga duhet të emërohet gjyqtari. E treta, Xhaferrllari është në një lidhje politike varësie tepër të qartë, ulëritëse. E katërta, Xhaferrllari ka një të shkuar të errët në krye të Drejtësisë së Vjetër, në një rol kyç ku është dëshmuar paaftësi e mungesë e qarte veprimi-për shkak të varësisë politike, kundër, ndaj fenomeneve kriminale në drejtësi, provuar botërisht kjo. Kaq, flet shumë qartë edhe për këtë emërim të Presidentit”.

“Në kushtet e refuzimit nga Presidenti të emërimit në kohë e në përputhje me Kushtetutën/ligjin të njërit prej gjykatësve listuar ligjërisht nga KED, instrumenti kushtetues zhbllokues aktivizuar automatikisht, ka detyruar KED të emërojë gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi. Për gjykatësen Arta Vorpsi, s’ka asnjë kontestim lidhur me figurën e saj, përfshirjen në lidhje politike, korruptive, kriminale varësie, pasuri të paligjshme! Faktet vlejnë!”, tha Braçe.

 

Fraksion.com