AktualitetTë fundit

“Asnjë ankesë për Kryeprokurorin e ri”; Lista e kandidatëve të mërkurën shkon në Kuvend

Kanë kaluar 4 ditë pas prezantimit të platformave për kryeprokuror nga Olsian Çela, Arta Marku e Fatjona Memcaj dhe asnjë ankimim nuk është dorëzuar në Gjykatën e Apelit Administrativ për sa i përket renditjes apo kundërshtive të tjera.

Lista pritet të dërgohet të mërkurën në Parlament, ku më pas duhet qe brenda 1 muaji të zgjedh kryeprokurorin e ri me mandat 7 vjeçar, raporton report tv.

Një ditë pas intervistimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publik edhe listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm ku i  pari në listë u rendit prokurori Olsian Çela, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Memçaj. Konkretisht Olsian Çela– 459 pikë, Arta Marku– 406 pikë, Fatjona Memçaj – 362 pikë.

 

Fraksion.com