Sekretari i Përgjithshëm falënderon Presidentin Trump për angazhimin e tij në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg falënderoi Presidentin e SHBA Donald Trump për udhëheqjen e fortë dhe përkushtimin e tij ndaj Aleancës në një takim në Shtëpinë e Bardhë të enjten (14 nëntor 2019).
Z. Stoltenberg theksoi investimet në rritje në mbrojtje midis Aleatëve Evropianë dhe Kanadasë, duke arritur në më shumë se 100 miliard dollarë shtesë vitet e fundit, duke shtuar se Aleatët janë të vendosur për të mbajtur vrullin.
Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Aleancës në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe misionet stërvitore në Afganistan dhe Irak, dhe uroi Presidentin për operacionin e fundit kundër kreut të ISIS al-Bagdadi.
Z. Stoltenberg theksoi rëndësinë e lidhjes midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, duke thënë se është në interesin kombëtar të të gjithë Aleatëve.
Fraksion.com