“Përplasja e Ilir Metës me drejtësinë”; Rama: Jemi dakordësuar 100% me aleatët strategjikë për zgjedhjen e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese (LIVE)
Nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta për presidentin Ilir Meta, për shkak të ngërçit të krijuar me Gjykatën Kushtetuese.
Sa i përket zgjedhjes së dy anëtareve të kësaj gjykate nga mazhoranca dhe hyrjes automatikisht të anëtares tjetër, Arta Vorpsi, Rama tha se veprimet janë dakordësuar 100% me aleatët strategjikë të Shqipërisë.
“Për të gjithë ata që e ndjekin këtë episod të ri të përplasjes së Ilir Metës me drejtësinë, dua të them se përpara se ne të vendosnim për të zgjedhur dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese dhe duke marrë të mirëqënë hyrjen e anëtares tjetër për shkak të mos zgjedhjes në kohë (nga Meta), jemi dakordësuar 100% me aleatët strategjikë dhe i jemi referuar 100% opinioneve të dhëna nga ekspertët e tyre”, tha Rama.