AktualitetTë fundit

Meta nuk e ftoi për betimin; Vorpsi shkon në zyrë, pas saj edhe Xhaferllari

Gjyqtarja Arta Vorpsi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese për të nisur punën në zyrën e saj.

Edhe pse Presidenti nuk e ftoi për betim, duke përzgjedhur në vend të saj Marsida Xhaferllarin, Vorpsi pretendonse e ka ezauruar betimin përpara një notereje.

Nuk dihet ende nëse ka një përplasje në zyrë pasi Vorpsi punon edhe si këshilltare në GJK.

Kjo, pasi për të njëjtën zyrë tashmë pretendojnë të dyja gjyqtare.

Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska, u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit. Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i republikës, Ilir Meta.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!” shkruan Meta, në Facebook.

 

Fraksion.com