AktualitetTë fundit

“Kërko falje ose të nxjerr jashtë”, Vasili debat me Balliun; Banorët e “Astirit” distancohen nga dhuna ndaj gazetarit

Debate të forta në emisionin “Open” në Top Channel u bënë mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe moderators Eni Vasili.

Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Channel, Andi Bora.

Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblema e telvizionit.

“Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”, tha Eni Vasili.

“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”, pretendoi Klevis Balliu.

“Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë”, replikoi Vasili.

Eni Vasili u kërkoi banorëvetë kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora, kërkesë që u pranua nga banorët, por jo nga ish-deputeti Balliu.

“Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë”, iu drejtua Vasili Balliut.

Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, kur tha: Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë ndaj gezetarit. Nuk duhet të ndodhë”.

Pas publicitetit, Klevis Balliu e pranoi se nuk ka pasur një deklaratë të tillë nga Top Channel, ku banorët të jenë quajtur shpellarë.

Fraksion.com