“Jam në detyrë si gjyqtare”; Arta Vorpsi thyen heshtjen
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila zgjodhi të betohet për këtë vend tek noteri të mërkurën në kryeqytet, ka folur sot duke sqaruar statusin e saj.
E pyetur nga gazetarër nëse ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese si këshilltare apo si anëtare e saj, Arta Vorpsi tha qartë se ajo ndodhet në këtë institutcion kyç si gjyqtare dhe jo si këshilltare.
Emri i Arta Vorpsit shkaktoi debate të forta mes KED-së dhe Presidencës, dy institucione këto, të cilat akuzojnë njëri-tjetrin për keqinterpretime ligjore në lidhje me listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pyetje: Zonja Vorpsi, sot në Gjykatën Kushtetuese, jeni me statusin e këshilltares apo të gjyqtare së Gjykatës Kushtetuese?
Arta Vorpsi: Jam në detyrë si gjyqtare.
Fraksion.com