“I 4 nuk bëhet dot i 2″; Braçe, Metës: Me qejf çdo berber mund ta shpërndajë parlamentin
Zv/kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur interesit të medias lidhur me betimin e Arta Vorpsit si anëtare e gjykatës Kushtetuese, te noterja Miranda Xhemalçe.
Në përfundim të seancës së jashtëzakonshme, ku u miratua rezoluta e Kuvendit për presidentit Ilir Meta me titull: “ Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”, Brace tha se kur flasim për Kushtetutën duhet t’i referohemi asaj në tërësi.
“Kam përshtypjen që ju mediat i jeni referuar kryetaren e dhomës së noterëve e cila i është refuar një procesi ligjor. Noteria funksionon mbi bazë të një ligji dhe në asnjë rast nuk është parukeri. Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i dytë, ndaj kur flasim për kushtetutë i referohemi në tërësi”, u shpreh Braçe.
Braçe ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta se parlamenti shpërndahet me një dekret.
“Me qejf çdo berber mund të dalë ta shpërndajë parlamentin por kujt i referohet, rregullave të berberhanes apo rregullave të shtetit. Hyni shikoni a ka të drejtë ose jo”, u shpreh Braçe pas seances.
Fraksion.com