AktualitetPolitikëTë fundit

“Do jeni në krye të listës”; Basha fermerëve të Urës Vajgurore: Shumë shpejt qeverinë do ta keni në krah

Në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu i Partisë Demokratike zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Urës Vajgurore.

“Të diskutojmë si të dalim nga kjo krizë. Rama e ka braktisur në mënyrë të turpshme bujqësinë. Subvencionet e pakta që jep kjo qeveri nuk shkojnë për fermerët, por për 4-5 oligarkë. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas duke i hapur portat prodhimeve të importit. Import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh”, u shpreh Basha.

“Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listës së çështjeve për t’u zgjidhur. Pyetja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë, sepse shumë shpejt qeverinë tonë do ta keni në krah.”, tha Basha.

 

Fraksion.com