Debate në seancën e jashtëzakonshme; Gjuzi: Duam 45 minuta t’i hedhim një sy rezolutës; Ruçi: E lexoje dje!
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është vetëm një çështje, diskutimi i projektrezolutës për zgjidhjen e ngërçit në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
eanca ka nisur me debat, teksa deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi, i cili kërkoi 45 minuta kohë për të lexuar rezolutën. Por, kërkesa e tij nuk është pranuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili tha se projektrezoluta ka qenë e publikuar prej dje në faqen zyrtare të Kuvendit.
Gjuzi: Duam 45 minuta që t’i hedhim një sy rezolutës. Kjo rezolutë i bie që të shkarkojë Presidentin, ndaj na duhen këto minuta.
Ruci: Pr.rezoluta ka qenë publike në faqen zyrtare të Parlamentit. E shfrytëzonit kohën, kanë kaluar 12 orë. Pra, procesverbali miratohet.
Fraksion.com